19 maji shënon një ditë kalendarike të zakonshme si të gjithë të tjerat.
Por, jo për Sali Berishën dhe historinë e politikës në Shqipëri.
Në këtë datë, plot 2 vite më parë, ish-presidenti, ish-kryeministri, dhe ish-kreu i Partisë Demokratike shpallet non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) duke u bërë kështu figura më e lartë që akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion. Fill pas njohjes me shpalljen, kryetari i asokohe i selisë blu, Lulzim Basha, do të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar demokrat. Ky i fundit do të niste një tur, që më vonë u quajt si Foltorja.
Qytetarët e vendit përgjatë kësaj periudhe kohore panë akuza dhe kundërakuza që nuk ishin dëgjuar më parë.E kështu vijoi situata në PD me Kongrese dhe Kuvende.
Me 8 janar 2022 ndodhi e pabesueshme. Berisha lëshoi militantët të vrisnin demokratët në seli me varre, gurë dhe qysqi. Ndërhyrja e policisë shpëtoi jetë.
Njëra palë ndërtonte ditën dhe tjetra rrëzonte natën.
Por kjo vijoi deri në mbajtjen e zgjedhjeve të 6 marsit të vitit 2022.
Situata shërbeu si një reflektim për selinë blu.
15 ditë më pas, kreu i saj, Basha jep dorëheqjen. Berisha merr selinë me organizatën mafioze B9.
Teksa shkalla e parë njeh të gjitha vendimet e kongresit të Berishës, ajo e Tiranës i hedh poshtë. Pjesa tjetër është histori. Edhe në këto zgjedhje të 14 majit u duk sikur opozita përjetoi një déjà vu të asaj që ndodhi një vit më parë.
Alibeaj njëjtë si paraardhësi i tij jep dorëheqjen. Berisha as që do tia dijë për humbjen më të thellë në historinë e opozitës, nga 61 bashki fiton vetëm 6.Ai tashmë është i padëshiruar nga SHBA-të dhe Britania, por mesa duket zgjedhjet treguan se ai është i padëshiruar edhe nga elektorali blu, i cili i dha vetëm 6 bashki (jo dhe aq të rëndësishme).