Avokati Adriatik Lapaj i ftuar në “DRejt” në RTV ORa deklaroi se lidershipin aktual e sheh të shkarkuar ndërsa populli opozitar duhet të organizohet për një alternativë të re.
Adriatik Lapaj: Për shkak të sistemit që e ka mbyllur garën, opozitarizmi është marrë openg. Ne erdhëm në një rezultat të tillë, ku nuk kemi një fitore të PS me shifra të reja. Kemi ngjarjen e votës së saj klasike në votime. Populli foli me votë dhe u shpreh qartë që lidershipi aktual i opozitës nuk e ka besimin për të udhëhequr. Nuk do kalojmë 10 palë zgjedhje ne që të kuptojmë ku është lidershipi.
Nuk na duhen më zgjedhje të tjera për të kuptuar që populli foli qartë. Opozitarizmi duhet të kalojë në një fazë të re ndërveprimi, përfshirje të aktorëve të rinj.
Lidershipin ktual unë e shoh të shkarkuar bga populli. Në këtë kuptim populli nuk e konsideron më. Propozoj që qytetarët në opozitë të fillojnë debatin dhe promovimin e ideve e të hapet debati. Humbja nuk është fatale vetëm për popullin opozitar por dhe për vetë PS. Megjtihatë ky është një shans për të hapur një alternativë të re.