Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi zgjedhjen e Gazment Bardhit në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj.
Berisha pasi është pyetur për këtë zgjedhje nuk surprizoj në përgjigjen e tij. Ai deklaroi se nuk do të njoh asnjë strukturë paralele në PD. Ai gjithashtu ftoi Bardhin dhe të gjithë deputetët që votuan për atë që t’i bashkohen lëvizjes së kryesuar prej tij dhe statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit.
“Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD-së. I ftojmë të gjithë deputetët të ulemi të diskutojmë, jemi të hapur ndaj tyre. Por fakte të kryera nga askush nuk njohim, pasi ka rregulla dhe statute”, tha Berisha.