Akuzohet për fshehje pasurie, SPAK kërkon dënim me burg për ish-kreun e Kushtetueses

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, i akuzuar për fshehje dhe mos deklarim pasurie. Mësohet se SPAK ka kërkuar 1 vit burg për ish gjyqtarin e lartë.

Por në zbatim të nenit 59 kërkohet pezullimi i ekzekutimit dhe dënimi përfundimtar me 2 vite shërbim prove.

Dedja akuzohet se ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 60 m2 në bregdetin e Kavajës. Sipas SPAK pasuria ishte regjistruar në emër të vëllait të Dedës por në të vërtetë zotërohej dhe përdorej prej ish-gjyqtarit.

Bashkim Dedja, drejtoi prej vitit 2012 Gjykatën Kushtetuese dhe sëbashku me Vitore Tushën ishte një nga dy gjqytarët e saj që kaluan fazën e parë të vetingut. Por ndërsa vendimi për Tushen u bë përfundimtar, vendimi për Dedjen u apelua duke sjellë shkarkimin e tij.

Latest articles

Related articles