“Mori në qafë demokratët, të largohet”/ Bejko: Ramës i intereson Berisha. Bëri fushatë me miliona lekë dhe nuk u mor asnjë veprim

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohet nga arena politike, pasi sipas tij “ka marrë në qafë demokratët”.

Ai u shpreh se kreut të qeverisë Edi Rama i intereson një kundërshtar si Berisha, ndërkohë që ka akuzuar se ai madje edhe e ka mbrojtur, pasi drejtësia nuk ka marrë asnjë veprim ndaj tij.

“Po e ka drejtësinë Rama, Rama mbron Berishën sepse drejtësia nuk ka bërë asgjë kundër Berishës. Ramës i intereson të ketë Berishën.
Të dy kanë të njëjtët oligarkë. E mori e futi Rama edhe në reklamë. Berisha bëri fushatë me miliona lekë të shpenzuara dhe nuk u mor asnjë hetim.
Të largohet se mori në qafë demokratët, hodhi poshtë investimin 32 vjeçar”, tha mes të tjerash ai.

Latest articles

Related articles