Miliarderët amerikanë debate luksi

Elon Musk i jep një “shuplakë” të fortë George
Elon Musk ka akuzuar financuesin dhe filantropin hungarez George Soros për “urrejtje të njerëzimit”. Musk e krahasoi Sorosin me Magneton, e Marvel-it, një nga keqbërësit kryesorë, duke marrë miliona pëlqime dhe komente. Një nga përgjigjet më të klikuara ishte ajo e gazetarit Brian Krassenstein, që iu përgjigj pronarit të Tëitter-it, duke thënë se Soros është një i mbijetuar i Holokaustit dhe vazhdimisht sulmohet për “qëllimet e tij të mira”. Musk u përgjigj duke thënë: “Këto nuk janë qëllime të mira. Ai dëshiron të gërryejë vetë strukturën e qytetërimit. Soros e urren njerëzimin”. Musk nuk tregoi arsyet e këtij sulmi frontal, por sipas disa burimeve, dukej se ishte “hakmarrje” për shitjen e aksioneve të Tesla. Siç pritej, akuza e Musk-ut ka shkaktuar polemika dhe shumë reagime. Liga Anti-Shpifje me CEO Jonathan Greenblatt tha: “Krahasimi që Elon Musk ka bërë në Tëitter është i rrezikshëm: do të inkurajojë ekstremistët”. Në një intervistë për CNBC, pas mbledhjes së aksionerëve të Tesla-s, Musk nuk shprehu pendesë për postimet, duke thënë se ishte i lirë të shprehej si të donte, duke mos u interesuar aspak për pasojat e mundshme për kompanitë e tij: “Unë do të them atë që dua, nëse pasoja e kësaj është humbja e parave, kështu qoftë,” tha ai. Ashtu siç ishte parashikuar debati nuk është ndalur në rrjetet sociale. Ministria e Jashtme izraelite ndërhyri, duke e akuzuar Musk për ngjyrime antisemitike për postimet e tij në Twitter.

Latest articles

Related articles