Zbulohet kush qëlloi 3 herë me armë ish deputetin e PS, si nisi konflikti një ditë më parë

Fatbardh Ismajli është 26 vjeçari që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së ish-deputetit të PS në Kurbin Armando Prenga.

Sipas gazetarit të “Ora News” Elton Qyno, Ismajli është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar 3 herë me armë zjarri në drejtim të Armando Prengës.

Shkak i këtij konflikti ka ndodhur pasi babai i Fatbardh Ismajlit, NIslami, është konfliktuar një ditë më parë me vëllain e Armando Prengën.

Konflikti mes tyre ka ndodhur në një qendër numërimi të votave dhe për pasojë ka sjellë dhe lindjen e debatit.

Dyshohet se në këtë debat është përfshirë verbalisht dhe Armando Prenga, i cili ka shkëmbyer sharje dhe ofendime ndaj Islam Ismajlit.

Ndërkohë pasditen e sotme Fatbardh Ismajli, ka qëlluar 3 herë me pistoletë në drejtim të Armando Prengës, teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij në fshatin Fushë-Kuqe.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar vetëm disa dëme materiale. Ndërsa autori i krimit është larguar me një automjet tip “Benz”.

Fatbardh Ismajli, është shpallur në kërkim për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit.

Latest articles

Related articles