Vr*sja ndaj kunatës me sëpatë| 55-vjeçari nën ndikimin e alkoolit (EMRI)

Tefik Tashi ka qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë kryerjes së veprës mizore, vrasjes me sëpatë, që ai bëri ndaj kunatës së tij 44-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku 55-vjeçari ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen Alma Qevani 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Tefik Tashi dyshohet se e ka sulmuar, pasi 44-vjeçarja e ka ofenduar.

Bashkëshortja e tij, motra e Almës Ema Qejvani ka treguar që bashkëshorti i saj 58-vjeçari Tefik Tashi, ka pasur dhe më parë probleme dhe debate me 44-vjeçaren. Megjithatë ajo tregon që arsyeja ka qenë mos-hapja e telefonit nga Alma ndaj Tefiku Tashit. 58-vjeçari pak ditë më parë, pasi ishte kthyer i dehur në banesë ka filluar një konflikt me Almën. Një ngjarje e papritur shprehet e motra e 44-vjeçares, sakaq kërkon të vendoset drejtësia.

Motra: Na lini rehat, kemi hall, e kemi thënë një herë. Ishte nxehur se nuk hapi telefonin, unë nuk kisha telefon, isha bashkë me motrën. Jetoj me bashkëshortin. Ishim të dyja te arat. Ishte nxehur pse nuk hapi telefonin, asgjë tjetër. Ziheshin dhe më parë për gjëra koti, jo për gjëra të rëndësishme. Sherre për punët e shtëpisë. Në shtëpi ndodhin lloj-lloj gjërash. Me mua nuk ka pasur konflikte. Një ditë kishte pirë, e shau keq, u zunë dhe motra prandaj nuk e hapi telefonin. Ka disa ditë, rreth dy javë. Kemi dy vite të martuar, jetojmë këtu. Bashkëshorti merret me pastrim.

Të dyja ishim së bashku. Ai nuk mbahej më, ishte i fortë. Nuk kishte asnjë njeri aty. Nuk e di kush i njoftoi, erdhi si fillim një polic dhe pastaj ambulanca. Kërkoj drejtësi, dënimin deri në fund se e ka hak. Ishte e papritur kjo gjë, punë telefoni pse nuk e hapi, ishte nxehur keq.

Ai erdhi nga puna, para kësaj, do ketë qenë te shtëpia kur mori.

Autori është arrestuar nga policia teksa ishte duke ecur në rrugë me duart e lyera në gjak, në zonën e Bradasheshit, menjëherë pas vrasjes.

Telefonin të cilin përmend e motra e viktimës, ka mbetur në vendngjarje dhe se policia fillimisht nuk e ka sekuestruar.

Disa nga banoret e zonës në deklaratë për media kanë treguar detaje nga ngjarja. Të pyetur nga gazetarët, se si ka ndodhur krimi, ato tregojnë që nuk e kanë parë ngjarjen dhe se nuk dinë ndonjë arsye që mund të ketë çuar në rrethana të tilla, sakaq tregojnë që të dyja motrat nuk kanë pasur shumë kontakte me banorët e fshatit, madje fqinjët kanë ditur shumë pak rreth tyre.

Si ndodhi krimi?

Nuk e pashë krimin unë, dëgjova zhurmë, ajo gruaja kërkoi ujë, kërkoi ndihmë. Dola ia lashë ujin te porta, erdhi e mori vetë ajo. Nuk shkova atje afër. Kishte gjak nga surrati. Njëra ishte shtrirë. Njëra kishte gjak nga surrati, tjetra ishte shtrirë. Këto janë vajza të mira, shikonin punën e tyre. Thjesht i çova ujë, nuk di gjë më shumë. Ishte gjakosur nga fytyra dhe i thashë eja merre vetë kovën, erdhi dhe e ia hodhi nga trupi.

Njoftimi i policisë:

Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar.

Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në zonën komunitare, në fshatin Bradashesh, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit T. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles