Rrëzohet Adriana Kalaja brenda qendrës së numërimit në Tiranë!

Një incident është shënuar pak çaste më parë në qendrën e numërimit në Njësinë 5 në Tiranë, ku vëzhguesja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” është rrëzuar.

Mësohet se Adriana Kalaja nuk është ndjerë mirë dhe është rrëzuar te shkallët brenda qendrës ku po numërohen votat për këshilltarët bashkiakë.

Kalaja duket se ka pësuar dëmtime në këmbë, pasi e ka patur të pamundur të ngrihet dhe është dashur transporti i saj me ambulancë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, duke kryer transportin e Kalasë drejt spitalit.

Latest articles

Related articles