Neveria që la pas tradhtia e Sali Berishës!


Nga Poli Hoxha

Sali Berisha ditën e votimit u nxori demokratëve dhe shqiptarëve, familjen e tij. Një familje e pasur me fëmijë e dhëndurë “të zotë”, të cilët i kanë bërë pasuritë dhe milionat pa “ndihmën” e babit.

Babi i tyre i cili thotë se ka një pasuri modeste sa një shqiptarë i mesëm, ka qenë një herë president dhe dy herë kryeministër. Gjithashtu kjo familje është Non Grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, sepse babi konsiderohet si i korruptuar dhe minues i demokracisë. Përveç kësaj Familja është edhe me probleme të mëdha, të hapura në SPAK.

Mesazhi i kartolinës që Berisha u përplasi demokratëve ishte i qartë: Faleminderit për çdo votë që i dhatë Familjes; Faleminderit që vazhdoni të më ndiqni në betejën kundër SHBA, Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike!

Dhe ajo që mori mbrapsht pas hapjes së kutive nuk ishte as refuzim, as bojkotim, as revoltim, por poshtërim!

Por pavarësisht kësaj, Sali Berisha, pasi heshti, (Si ushtari i mirë Shvejk, krenar por…), deri në orën 13.00 të datës 15 maj, u shfaq përpara gazetarëve aspak i shqetësuar. As i rrënuar apo i frikësuar për tradhtinë që konsumoi në hesap të Edi Ramës, siç mund të priste kushdo me logjikë në kokë.

Nuk ndjente asnjë lloj pendese edhe pse humbi në “fshatin” e lindjes Tropojë dhe dorëzoi Shkodrën te Benet Beci i tij dhe në duart e të majtës, pas 33 vitesh.

Ai vazhdoj avazin e vjetër të klasës së vjetër, duke mos pranuar humbjen dhe mos marrë asnjë përgjegjësi, për këtë katandisje historike që i ka bërë opozitës dhe Partisë Demokratike.

Dhe është në hallin dhe të drejtën e tij, sepse është i dënuar që të vazhdojë luftën për “kartolinën familjare”. Beteja e Sali Berishës nuk ka qenë asnjë sekondë kundër Edi Ramës, por kundër SHBA që e damkosi në ballë me të vërtetën e tij fatale, të cilën nuk ka Ramë dhe “dumbabistë” që t`ja amnistojë.

Që ajo “kartolinë” të qëndronte pa njolla, pa damkë dhe të mos ekzaminohej nga prokurorët e SPAK, Sali Berisha, për një vit e gjysmë ju fut me buldozer dhe me makinën e fekaleve Partisë Demokratike.

Ai nuk rreshti duke hedhur baltë dhe ligësi ndaj Lulzim Bashës, vetëm e vetëm, pse ai shpalli fundin e berishizmit si model autokrat dhe korruptiv në PD dhe planifikoj shndërrimin e kësaj partie në thellësisht demokratike-euroatlantike, në funksion dhe në shërbim të shqiptarë dhe të demokratëve dhe jo të “kartolinës familjare”.

Për të mbajtur të paprekur “kartolinën”, i hapi luftë SHBA. Pastaj në shenjë hakmarrje, tentoj që të eliminojë aleaten e tyre strategjike, PD-në, Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeajn dhe mijëra demokratë që janë të kthjellët, se cili është krahu i duhur i historisë për partinë dhe për Shqipërinë.

Në këtë betejë për rehatinë e shtëpisë, Sali Berisha, grisi dhe zezoi “kartolinën PD” dhe u vendos në shërbim të Edi Ramës. U bë vegël e tij dhe madje edhe Ilir Metajt, të cilin e urrejnë 99% e shqiptarëve.

Për atë “kartolinë familjare” Sali Berisha nuk kurseu dhe nuk tregoj një fije mëshirë as për familjet e Bashës, Alibeajt, Bardhit, Bejkos, Kapllanajt, të deputetëve që nuk ju bindën, si dhe të mijëra e mijëra demokratëve të cilët e refuzuan.

Balta, ligësia, shpifjet që ai, mediet e tij dhe ushtria barbare në rrjetet sociale hodhën pa pushim, nuk ishte parë që në kohët e mesjetës së errët kur gjuetia e “shtrigave” ishte në modë.

Për atë “kartolinë” Sali Berisha shiti te Edi Rama Shkodrën që kishte qëndruar besnike e PD-së, edhe duke derdhur gjak dhe lënguar në varfërinë ku e linte Edi Rama për presion.

Për atë Familje, që na rezulton e vetmja “me gjak blu” në Shqipëri, Sali Berisha i dorëzoi Edi Ramës Tropojën ku Ilir Metaj, (sot ortak), kur ishte kryeministër socialist, derdhi gjak protestuesish demokratë!

Shiti Devollin që kishte 32 vite që votonte vetëm PD-në. Shiti Kukësin, Kamzën, Vorën, Elbasanin, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë.

Mbi të gjitha shiti opozitën dhe Shqipërinë te një i super-korruptuar si Edi Rama dhe qeverisja e tij, të cilit i blindoj edhe me më shumë pushtet pas këtyre zgjedhjeve.

I dorëzoi shqiptarët dhe demokratët në duart e një pushteti që vetëm i varfëron dhe i përzë nga atdheu, por ai as skuqet as zverdhet dhe as shfaq ndonjë fije reflektim.

Tani edhe pse shqiptarët e poshtëruan, me ata pak dhëmbë dhe kthetra grabitqari që i kanë mbetur, ka vendosur ti shërbejë deri në fund Edi Ramës dhe të vazhdojë të kafshojë dhe të gjakosë Partinë Demokratike dhe opozitën e re që po vjen.

Zoti e mëshiroftë, sepse e katandisi veten që sa herë u zë demokratëve emrin e tij në gojë, ose ulin kokën nga turpi, ose kruhen, ose u vjen për të vjellë nga neveria!/Alfapress.al

Latest articles

Related articles