Bajraktari i demokracisë do parti me Chim Pecs, Aldo Bumçi, Mondi Spaho

Nga Indrit Vokshi

Bamir Topi, Spartak Ngjela, Ilir Rusmaili, Gazment Oketa, Gjergj Bojaxhi, Arjan Vasjari, Ermal Hasimja, e dhjetra e dhjetra të tjerë të cilët spo më vijnë në mendje, kanë qenë në PD, në korsi të ndryshme angazhimi.

Bajraktari i Demokracisë, prof. dr .. e dini vetë ju, i përzuri në forma dhe mënyra të ndryshme, duke i damkosur si tradhëtarë, si të shitur, si armiq të partisë e të popullit blu, madje edhe duke hapur llafe për shumicën prej tyre, duke i shpallur si robër me vese.

Të gjithën e bëri në shërbim të qëllimit të tij për të ndërtuar parti personale e tarafi, në bazamente si Çim Peka, Aldo Bumçi, Mondi Spaho etj të cilët përsakohë i rrinë besnikë atij, nuk kanë vese, veset e tyre publikohen vetëm nëse tradhëtojnë parimet e demokracisë antike greke; njerëz të cilët janë të gatshëm të shqiptojnë çdolloj marrëzie e paarsyeshmërie, vetëm se ashtu ua kërkon bajraktari i votës popullore.

Degjenerimi i PD e i çdo formacioni që pretendon se është PD, siç është rasti i kësaj Bashkë Fitojmë, është veçse simptomë, nuk është vetë problemi.

Është simptoma e një mentaliteti të një njeriu e disa njerëzve, të cilët partinë e shohin si parcelë të tyren, politikën e shohin si maskë për të kamufluar qëllime të tjera, jo si instrument të ndikimit publik.

Ky mentalitet e ka zbrasur PD-në, e ka shkretuar, ua ka pamundësuar njerëzve përfaqësimin dhe angazhimin. Nuk e ka zbrazur sot. Imagjinoni, opozita shqiptare dekadën e fundit ka prodhuar 4 të rinj, mediokër qamet (merrini me mend vetë se kush janë), në një Tiranë ku Arlind Qori ka terren për mbi 10000 vota vetëm.

Kjo ndodh sepse Partia Demokratike ka 15 vjet që ska dashur të rinj, ska lejuar të rinjt të bëjnë karrierë pa paguar (ku do i merrnin?), ska pasur projekt për të qenë një parti dinamike e cila jeton me Shqipërinë e nuk mbetet platformë e 3-4 bosave.

Abc-ja e kësaj partie ka qenë, pra, spastrimi, heqja e të rinjve, e atyre që munden të lidhin dy fjalë pa gabime. Mbyllja e derës për rrjetet e reja të shoqërisë shqiptare. Asnjë hapsirë nuk mbetet bosh, ska vakum.

Latest articles

Related articles