Simone Inzaghi beson se Inter-i i tij ka në dorë kualifikimin në finalen e Stambollit. Për trajnerin zikaltër, vetëm pak orë përpara euroderbit, takimi me Milan-in do të jetë hisotrik për shoqërinë italiane.
Cilat janë ndjesitë para ndeshjes?
Është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Inter-it. Ne e dimë se sa e rëndësishme është. Ne ia kemi borxh vetes, klubit dhe tifozëve. Kemi një avantazh të merituar, por duhet të luajmë. Kemi punuar shumë në këto 10 muaj, jemi afër një ëndrre.
Si luhet një ndeshje e tillë pas rrezultatit të takimit të parë?
Rezultati është identik me atë të ndeshjes së parë kundër Benfica-s. Ne do të luajmë në shtëpi dhe do të duhet të jemi të mirë në mbulimin e fushës, duke e ditur se Milani ka lojtarë me cilësi të shkëlqyer, janë kampionët në fuqi të Italisë.
Keni vendosur se kush do të jetë titullarë?
Sa i përket formacionit, kam një ide në mendje. Sot do të stërvitemi dhe do të shohim. Shumë vijnë nga ndeshja kundër Sassuolo-s, e cila na kushtoi shumë në aspektin e energjisë. Më duhet të vlerësoj mirë. Formacionin e bëj nesër pasi të bëjmë stërvitjen e fundit.
Si e jetoni këtë moment?
Kur u hodh shorti, kishte pak zhgënjim sepse nuk kishim qenë shumë me fat, por u kisha thënë lojtarëve dhe stafit tim se Barcelona dhe Bayern nuk ishin shumë të lumtur që morën Interin si ekip të nivelit të tretë. Kemi arritur deri këtu dhe ne e dimë se mund të bëjmë një hap shumë të rëndësishëm.