Shtrëngim duarsh, demokrati Hila uron për fitoren socialistin Shkreli

Në Vaun e Dejës kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka pranuar humbjen duke uruar socialistët.

Edhe pse ka ende kuti votimi për t’u numëruar, ka një diferencë prej 2300 votash mes tyre.

“Numërimi shkoi shumë shumë normal, dhe normal që njëri do të fitojë”, tha Zef Hila përpara se t’i jepte dorën Kristian Shkrelit.

“Të shkoftë mbarë”, e uroi gjithashtu ai.

Në garë është gjithashtu edhe kandidatja e Partisë Demokratike, Klomentina Drini, e cila ka më pak vota, dhe nuk përbën rrezik.

Ndonëse kanë ngelur dhe 8 kuti pa numëruar, në Vaun e Dejës kryeson bindshëm kandidati socialist, Kristian Shkreli, i cili mund të konsiderohet pa frikë fitues. Ai ka marrë deri më tani 7005 vota, ose 55.41 %.

Ndërkohë, rivali i tij, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Zef Hila ka marrë 4840 vota ose 38.29 %.

Latest articles

Related articles