Partia Socialiste është shpallur fituese në Bashkinë e Pustecit, duke e çuar në katër numrin e bashkive të fituara deri tani.
Kandidati i Partisë Socialiste Pal Kolefski ka arritur të marrë 951 vota ndërsa ai i koalicionit Bashkë Fitojmë, Pandi Jani ka marrë 583 vota.
Teksa kanë mbetur edhe dy kuti, matematikisht, Pustesi i shkon Partisë Socialiste, dhe Kolefski rikonfirmohet për një tjetër mandat.
“Banorët e Pustecit e zgjodhën më të mirën për ta dhe fëmijët e tyre, zgjodhën që Pusteci edhe për 4 vitet e ardhshme të drejtohet nga Pali Kolefski. Së pari një falenderim i veçantë për të gjithë ata që na votuan por edhe për ata që mendonin ndryshe nga ne.
Nga nesër vazhdojmë të punojmë edhe më shumë që Pusteci të bëhet një nga vendet më të vizituara në Shqipëri”, është shprehur kandidati i PS, Pal Kolefski.