Prof. Kalemaj: Pjesa gri refuzoi dyshen Berisha-Meta

Analisti Ilir Kalemaj për fitoren e Rakip Sulit, thotë se në Kamëz ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se nuk dëshiron që të merret me manipulimin e makinerive, pasi shtoi i takon opozitës dhe hetimeve, por se në Kamëz ka firo prej 14 mijë votash opozita dhe plus 3400 vota mazhoranca.

Në Kamëz janë bërë shumë punë, bulevardi blu është bërë mavi. Çfarë ka ndodhur këtej që janë 14 mijë vota minus?

Në 40 e ca mijë vota të ketë një diferencë kaq të madhe votash, ndodh ose për shkaqe të jashtëzakonshme, ndodh një tërmet dhe qeveria nuk i ka qëndruar pranë.

Në Kamëz nuk ka prishur punë kandidati i tretë, pasi kandidati i “Bashkë Fitojmë” do merrte pjesën opozitare.

Nëse ky është rezultat i mirëqenë edhe prej votimit elektronik, nuk po merremi me teoritë që është devijuar vota.

Kalemaj renditi disa arsye se pse nuk ka dalë votuesi opozitar që të përmbyste rezultatin në Kukës, Reropojë, apo vende të tjera.

Ai tha se së pari fakti që fushata u udhëhoq dhe u kthye në fushatë politike nga dyshja Berisha-Meta, ndikoi dhe pjesa gri refuzoi kthimin mbas.

Ngjiti fushata që bëri PS, vetëm përpara. Votuesi gri ka refuzuar kthimin pas dhe një fushatë tërësisht politike.

Ndërsa fushata e PS ishte ndryshe, në Shkodër s’kishte postera, por fushata u përqendrua te kandidati. Iu mëshua faktit që ishte i djathtë. Kishin fokus grupe dhe kishin punuar mirë.

Kanë qenë shifra të verifikueshme në territor. Sulmi ndaj kandidatit Beleri tregonte se ishte në përparësi.

Faktorët që kanë ndikuar në fitoren e PS në një shkallë të tillë, askush nuk priste një diferencë kaq të ndjeshme në Tropojë, Kukës apo Durrës. 

E priste kush të fitonte me 82% Tërmet Peçi, si Enver Hoxha? Fushata ishte tallava. Nuk kemi ndonjë entuziazëm të madh nga Foltorja.

Himara është ajo që po përpiqeshin ta fshinin nga fjalimi, për shkak të historisë së zotit Beleri dhe historisë së zotit Bersha me zotin Beleri.

Latest articles

Related articles