Plagosje në Tiranë, dyshohet se punonjësi i policisë qëlloi veten me armë(EMRI)

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë pranë Pediatrisë.

Dyshohet se ka mbetur i plagosur një punonjës policie, i cili sipas infomacioneve të para ka qëlluar veten.

“Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Shkëlqim Haxhimali, 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete. 47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.” – njofton policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles