KQZ publikon rezultatet për Tiranën, Bejko merr rezultat befasues në 8 kutitë e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para për Bashkinë e Tiranës. Nga rezultatet, shihet se deri tani kryeson Erion Veliaj i Partisë Socialiste, ndërsa në vend të dytë renditet Belind Këlliçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Deri në orën 00.50 janë numëruar tetë kuti nga 941 në total. Ashtu si në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, Partia Socialiste kryeson edhe në kryeqytet. Vota kanë marrë edhe kandidatët e tjerë, Roland Bejko, Arlind Qori, Marko Dajti dhe Lajla Përnaska.

Arlind Muhamet Qori Lëvizja Bashkë 82
Marko Sali Dajti Fronti i Majtë 44
Lajla Ylber Pernaska Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 13
Erion Luan Veliaj Partia Socialiste e Shqipërisë 1305
Belind Zamir Këlliçi Bashkë Fitojmë 594
Roland Hysen Bejko Partia Demokratike 111

Latest articles

Related articles