Matlija: Mekanizmi ndëshkues funksionon më ashpër sesa duhet, përpiqen të japin idenë se po funksionon sistemi gjyqësor

Juristi Dorjan Matlija deklaroi në studion e emisionit “FactCheck” se nuk sheh asnjë justifikim tek KLGJ  se pse nuk zbaton ligjin në mënyrë që në gjykata të vendosen kryetarët. Duke vijuar më tej Matlija tha se roli i kryetarit është kyç në mënyrën si trajtohet pirgu i dosjeve në gjykata.

Jemi në një moment të një lloj situate tranzicioni të gjyqësorit që ka probleme, por nuk justifikon fakti që gjykatat nuk kanë kryetarë. Fakti që ka një person që ushtron në mënyrë të komanduar këtë pozicion është situatë e përkohshme dhe këta persona nuk janë aq të motivuar për të ushtruar rolin e tyre të plotë, është një nga pikat që i  shtohet problemeve të eficensës së drejtësisë që ka dhe probleme të tjera, sidomos kur bëhet fjalë për malin e dosjeve që kanë këto gjykata. Roli i kryetarit është kyç në mënyrën si trajtohen këto dosje.

Problemi është pse nuk zbatohet ligji dhe të fillojnë të vendosen kryetarët, kjo është çështje që i përket KLGJ që nuk ka justifikim që nuk zbaton ligjin  dhe që e lë situatën në këtë lloj ngërçi.

Më tej, juristi tha se mekanizmi i sistemit gjyqësor që zgjidh problemet e konflikteve mes njerëzve është në një ngërç të madh dhe se i duket kohë që të kthehet së paku aty ku ishte, përkundër mekanizmit ndëshkues i cili duket se po funksionin dhe është më i ashpër sesa duhet.

Unë sistemin e drejtësisë e ndaj në dy pjesë, është një mekanizëm që zgjidh problemet e konflikteve mes njerëzve dhe një mekanizëm tjetër, ai ndëshkues, ku bëhet fjalë për të marrë masa ndaj personave që nuk sillen mirë. Çështjen e mekanizmit të zgjidhjes së problemeve e shoh në ngërç të madh dhe mendoj se do dojë kohë që të marrë vetën, të vijë të paktën në pikën ku ishte.

Ajo e mekanizmit ndëshkues duket se po funksion, madje më ashpër sesa duhet, sidomos në Gjykatën e Posaçme që shpesh herë shkon drejt vendosjes së masës së arrestit apo dënimeve që shkojnë përtej nevojës. Duket se më ketë të dytën kompensohet idea se po funksionin gjyqësori.

Latest articles

Related articles