Vokshi: Vendosja e Ramës përballë Metës dhe Berishës në postera që të ngjajë i ri, me të tjerët do dilte i plakur dhe i korruptuar

Analisti Indrit Vokshi i ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora deklaroi se në këto zgjedhje PS dhe koalicioni “Bashkë Fitojnë” do të marrin atë që duan, duke fituar në njëfarë mënyre të dy.

Nga njëra anë, Rama kërkon të mbajë pushtetin, shprehet ai, ndërsa nga ana tjetër Berisha dhe Meta kërkojnë të formojnë kahun opozitar.

Indrit Vokshi : Mund të fitojnë dhe të dy nëse do të analizojmë cilat janë qëllimet për të cilat këta persona kandidojnë. Edi Rama kandidon për të mbajtur pushtetin, për të rikonfirmuar dominancën e tij politike. Nga ana tjetër Berisha dhe Meta duke ditur se nuk fitojnë dhe nuk e thyejnë dot dominancën e Ramës në këtë moment, luftojnë për të qënë opozita dhe për tu legjitimuar si opozitë. Ishte Berisha i pari që deklaroi se këto nuk janë zgjedhje vendore, por zgjedhje politike, për pluralizmin, demokracinë. Rama e pranoi këtë sfidë dhe doli personalisht. Duke thënë se nëse janë këta në garë personalisht, atëherë me këta po merrem unë personalisht.

Nga ana tjetër, Vokshi deklaroi se dhe vendosja në postera e Ramës përballë Metës dhe Berishës është një strategji, pasi përballë kandidatëve të tjerë do dilte i plakur dhe i korruptuar.

Indrit Vokshi : Keni banderolën ku Edi Rama ka vendosur veten me ngjyra, dhe Metën e Berishën Bardh e zi me një nongrata. Nëse në atë banderolë, në vend të Berishës dhe Metës do të ishte dikush tjetër, Qori, Shabani, Alibeaj, etj do ishte Edi Rama që do ngjante i plakur dhe i korruptuar, përballë të tjerëve. Duket sikur e kanë hedhur me qëllim sfidën për ta mbajtur politikën shqiptare të monizuar në këto tre parti politike dhe në këtë rast fitojnë të dyja palët, fitojnë atë që duan të fitojnë. Të vetmit që nuk fitojnë janë qytetarët shqiptarë që nuk shohin kandidatë dhe projekte për bashki.May be an image of 3 people

Latest articles

Related articles