“E padrejtë për votuesit e rinj”, Lita: Duhet të ndryshuar sistemi, po votojmë të njëjtat emra 30 vite

Gazetari Lavdrim Lita tha se 70% e popullsisë nuk marrin pjesë në zgjedhje pasi kanë humbur besimin. Ai tha në “Now” në Euronews Albania se qytetarëve po u thuhet të votojnë të njëjtët emra, që të drejtojnë po njësoj dhe kjo është e padrejtë për votuesit e rinj.

“Problemi është se në Shqipëri, kemi 70% të popullsisë që nuk shkon në zgjedhje se ka humbur besimin te politika që ne kemi. Ne duhet të ndryshojmë sistemin, tu garantojmë besueshmëri, partive politike dhe zgjedhjeve që t’i kthejmë qytetarët të votojnë.

Bëse ne i hedhim topin njërës palë apo tjetrës, nuk po ndihmojmë. Ne po u themi qytetarëve që shkojnë të votojnë të njëjtat emra për të njëjtët drejtues që të drejtojnë njësoj. Kjo gjë është shumë e padrejtë për qytetarët e rinj”,-tha Lavdrim Lita.

Latest articles

Related articles