Sulmuesi portugez merr vendimin përfundimtar për Milan

Ishte kthyer në një telenovelë, çështja e rinovimit të Rafael Leao me Milanin. Ylli portugez është një nga lojtarët më të mirë te kuqezinjtë, me të cilët ka edhe një vit kontratë.

Duke parë paraqitjet e shkëlqyera në sezonet e fundit, sulmuesi kishte përfunduar në orbitën e disa prej klubeve më të mëdha europiane.

Kjo ngjalli shqetësim te Milani, pasi rreziku për ta humbur në verë ishte i madh. Megjithatë tashmë tifozët mund të qetësohen.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe Leao ka vendosur të rinovojë me Milanin.

23-vjeccarin e pret kontrata e re deri në vitin 2028, ndërsa do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, plus 2 të tjera në formë bonusesh. Zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme.

Latest articles

Related articles