Flet Kristi: Pas BBV s’kam folur me Keisin, e kam…

Ish-banori i Big Brother VIP2, Krist Dragot, i ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ka treguar detaje nga jeta e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Flet Kristi: Pas BBV s’kam folur me Keisin, e kam mbyllur dhe nuk kthehem

Për Keisin, Kristi ka treguar se nuk i kthehet më asaj histore dhe se nuk ka folur me të përveçse një përshëndetje të thjeshtë.

“U krijua një njohje e bukur s’kam bërë deklarata të mëdha. Unë besoj që reagova si një njeri normal, nuk u bëra ngjitës apo shumë pasionant se në fund të fundit 3-4 javë kishim bashkë, pastaj duke parë si ishte situata nuk ishim për njëri-tjetrin. Mua më pëlqeu që nuk e e dramatizuam dhe nuk i dhamë banorëve armë për të luftuar me ne. Nuk ka pasur telefonatë as mesazh as like e asgjë pasi dola. Duhet të respektohet një gjë që mbyllet se ndotet pastaj. Jam njeri që kur e mbyll një gjë nuk i kthehem”, tha Kristi.

Latest articles

Related articles