Kapllanaj i përgjigjet Ramës: Mallakastriotët e dinë kush është shalqiri dhe kush është kungulli, jemi të dy me provë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Mallakastër Agron Kapllanaj në një intervistë për Ora Neës iu kundërpërgjigj kryeministrit Rama në lidhje me garën mes dy kundërshtarëve për këtë bashki.

Kapllanaj u shpreh se qytetarët ashtu sic u shpreh dhe kryeministri shalqirin e kanë me provë dhe e dinë se kush ka punuar gjatë drejtimit të bashkisë e se në 14 maj do të bëjnë zgjedhjen për ndryshim.

“Kemi mbështetje të çdo takim që bëjmë nga qytetarët mallakastriotë dhe në 14 maj ata do të bëjnë ndryshimin.

Unë do të përmendja një batutë te kryeministrit që tha se mallakastriottët e kanë shalqirin me provë. Ne në fakt jemi dy kandidatë të provuar, unë kam drejtuar bashkinë Mallakstër në 2015 dhe 2019 ndërsa zotëria tjetër e kanë drejtuar bashkinë Mallakstër nga 2019-2023.

Qytetarët mallakastriotë e kanë me provë dhe e dinë se kush është shalqiri i pjekur dhe kush është kungulli. Është kjo ajo që bën diferencën e madhe mes nesh. Ai në këto 4 vite nuk ka lënë asnjë vepër dhe asnjë gjurmë në Mallakstër, kurse veprat e Agron Kapllanajt me bashkiakët e tij 2015-2019 janë këtu dhe qyettarët i shohin dhe i prekin ato çdo ditë. Ky është modeli që ata duan për 14 maj,” tha ai.

Latest articles

Related articles