Grida Duma vlerëson Roland Bejkon: Nuk bën bërryla në politikë, ke shkollë franceze

Grida Duma surprizon Roland Bejkon: Atë që nuk e ke thënë dhe mendoj se ke bërë gabim
“Bërrylat në politikë”, Grida Duma surprizon Roland Bejkon: Atë që nuk e ke thënë dhe mendoj se ke bërë gabim

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ishte i ftuar në “Top Story” me gazetaren Grida Duma, në Top Channel, ku foli mbi vendimin që mori për të kandiduar. Gjatë intervistës ai u surprizua në studio nga ish-deputetja e PD-së.

“Por një gjë që ti nuk e ke thënë, dhe mendoj se ke bërë gabim që nuk e ke thënë, është se kishte edhe dy tre individë të tjerë që kishin mbaruar Ecole Nationale d’Administration (ENA) Franceze, të cilët t’i i mbaje afër dhe nuk kanë parë tek ty një gjë që herë pas herë në politikë është e zakontë; bërrylat. Ti nuk bën bërryla me bashkëpunëtorët. Më trego si e more realisht këtë vendimin dhe këtë sfidën, sepse do të kesh sfidën e Partisë Demokratike, dhe po e bëj gjithë këtë mbështetje reale, sepse e di që për ty sot ajo që është Partia Demokratike zyrtare ka shumë kritika. E ke thënë vet, e di që për ty, që e ka marrë sfidën për Tiranën për një ide tënden, që ajo pjesë që nuk beson te berishizmi duhet të përfaqësohet, pavarësisht nëse e jotja është më e mira apo është shumica”, i tha Grida Duma.

“Nuk e dija që mendonit kështu për mua, ju falënderoj për konsideratën e lartë”, i tha Roland Bejko.

“Po t’i kisha thënë në tryeza, do të quheshin, ashtu siç thonë shqiptarët, furçe”, tha Grida Duma, e cila shtoi se ishte kjo arsyeja që ajo vendosi t’i vinte këtë virtyt Bejkos, të rrallë në fakt për politikanët, në studio para publikut.

“Kur lashtë prefektin dhe shkova të bëja ENA-n, e zgjodha me dashje, sepse ndjeva që kisha nevojë ende për t’u rritur në kuptimin profesional. Më pëlqeu shumë qeverisja, dhe shkollë më të mira sesa ENA nuk kishte. Kur mbarova masterin në 2005, profesori im i masterit më thotë: dëgjo, synoni edhe ENA-n, e cila më dukej e pamundur për të kryer një nga ciklet e ENA-s për të huaj (kurse ka pasur). Është një nga momentet më të bukura të jetës, sime sepse përveç elitës franceze që i kisha në klasë kishte edhe pothuajse nga e gjithë bota, që janë elitat në qeverisje. Kam pasur edhe stazhe të gjata në të gjitha institucionet franceze dhe aty përvoja ka qenë e jashtëzakonshme. Kam punuar me prefektë, kam punuar me kryetarë bashkish dhe këtë eksperiencë doja ta sillja në Shqipëri”, tha Bejko teksa përmendi edhe refuzimin e punësimit në kompani të mëdha ndërkombëtare.

Latest articles

Related articles