Çfarë ndodhi pas festës së madhe të Big Brother VIP Albania? Ish-banorja përfundon menjëherë në spital

Festimet pas përfundimit të Big Brother mesa duket nuk kanë qenë aq të lehat fizikisht edhe emocoionalisht për njërën prej ish-banoreve.

Nita Latifi ka shqetësuar fansat me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, pasi ka hedhur një foto nga spitali.

Siç shihet edhe nga foto Nita është duke marrë serum, teksa bashkangjitur shkruan: “Kështu ndodh kur nuk i jep vetes as edhe një minutë pushim.”

Mesa duket gjithçka vjen për shkak të sforcimit të tepërt gjatë ditëve të fundit, të cilat kanë qenë të mbushura me intervisat dhe festa për ta.
Ky shqetësim nuk është ngritur vetëm nga Nita por edhe banorë të tjerë. Vetë Luiz Ejlli në një intervistë u shpreh se pas prej tre ditësh nuk ka pasur asnjë mundësi të pushojë duke shkuar fill pas përfundimit të finales në Shkodër, e më pas në intervista, festa me stafin si edhe klube nate, ku dhe performoi edhe me Noizyn.

Kujtojmë që të gjithë banorët e BBV që prej mrëmjes të së shtunës kanë qenë në një aktivitet pa ndërprerje, nga njëra festë në tjetërën

Latest articles

Related articles