Bejko: Qytetarët ankohen se s’kanë lekë, qeveritarët futen si njerëz normalë në politikë e dalin si miliarderë


Kandidati i PD-së në Bashkinë Tiranë Roland Bejko në një intervistë për Ora News, gati në mbyllje të fushatës, deklaroi se gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar takime me qytetarë, biznese, tregtarë të Tiranës për të dëgjuar problematikate tyre dhe për të prezantuar planin e tij.

I pyetur se për çfarë janë ankuar më tepër qytetarët, Bejko u shpreh për mungesën e parasë, që lidhet me uljen e konsumit dhe rënien e biznesit.

“Takimet i kam zhvilluar nga mëngjesi në darkë. Kam vënë re që ka një analizë pragmatiste të votës që i bëjnë qytetarët. Përvec presionit nga qeveria dhe bashkia permes patronazhistëve, pjesa tjetër e qytetarëve do të jenë të lirë të vendosin, do ta mbajnë votën të fshehtë e do të vendosin drejt. Ne këtë votë presim, votën racionale.

Qytetarët ankohen më shumë për mungesën e parasë, në kuptimin që ka rënë shumë konsumi sidomos në njësitë tregtare që hyjmë e dalim ku takojmë shumë qytetarë e tregtarë të vegjël ata thonë që ka rënë konsumi. Nuk kanë para qytetarët, jeta është bërë shumë e vështirë. Kjo më jep të drejtë dhe në tezën që kam ngritur, se të gjithë shqiptarët sot punojnë për 3-4 familje.

Punojnë për oligarkinë politike ose trekëndëshi i Bermundës, Rama-Berisha-Meta dhe punojnë dhe për Veliajn e Këlliçin, dy kandidatët e tyre për bashkinë Tiranë. Ata punojnë dhe për qeveritarët e korruptuar që kanë hyrë si njerëz normal në politikë dhe kanë dalë si miliarderë me 2-3 shtëpi të ekspozuara,” tha ai.

Latest articles

Related articles