Aksident masiv në Tiranë, përplasen 7 makina në zonën e Selvisë

Një aksident masiv ka ndodhur këtë të martë në kryeqytet në zonën e “Selvisë”. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania në aksident janë përfshirë 7 automjete ë cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe janë dëmtuar.

Si pasojë e përplasjes ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Një situatë e tillë ka sjell trafik në zonë, por më pas është bërë zhvendosja e mjete pak metra më lart për të lejuar qarkullimin e mjeteve.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Latest articles

Related articles