Arratisën nga qendra e imigracionit, 3 shqiptarë në kërkim nga autoritetet britanike (EMRAT)

Më 28 prill 13 persona janë arratisur nga Yarl-s Wood, pranë Bedford në Britaninë e Madhe.

Mes tyre 3 shqiptarët Arnold Lleshaj, 27 vjeç, Ervin Morati, 20 vjeç dhe Luftim Hallaci, 20 vjeç, janë shpallur në kërkim.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të identifikuar dhe gjetur personat përgjegjës. Unë do t’u bëj thirrje drejtpërdrejt këtyre tre burrave që të dorëzohen, duhet të dini gjithashtu se kushdo që ju ndihmon në çfarëdo mënyre do të arrestohet dhe do të paraqitet para gjykatave.” kanë njoftuar forcat policore.

Yarl’s Wood, në Milton Ernest, është një qendër largimi imigracioni ku personat me status të diskutueshëm imigrimi mund të ndalohen pa një afat të caktuar kohor.

Latest articles

Related articles