HIMARË- Kryeministri Edi Rama është ‘përplasur’ me një qytetar gjatë vizitës që pati në Himarë. Ai fliste për pronat, por në një çast, qytetari kërkoi llogari, teksa shtoi se shumë firma (kompani) u marrin tokat. Kryeministri tha se nuk ndërhynte në ato çështje pasi ishin marrëveshje mes palëve.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Mund të thoja dhe unë që janë ato tokat atje në Vuno. Por s’dua unë, asnjë centimetër tokë.
Qytetari: Po firmat që marrin
Çfarë thua mo?
Firmat që marrin tokat
Vëllai im ato janë marrëveshje
S’ka fare asnjë marrëveshje
Mos më ndërhy tani, ato janë marrëveshje që marrin njerëzit. Unë di letrat e shtetit, unë di historinë e pronave që është zgjidhur dhe prandaj duhet të jepni votën. Jeni në vete apo jo.