Policia kap 2 autorët e dhunimit të gazetarit dhe gruas së tij në Lezhë

Arrestohen pas tre muajsh dy autorët e dhunës ndaj gazetarit Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij në Lezhë.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorët Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, të cilët ishin shpallur në kërkim për dhunën ndaj gazetarit.

Shkak dyshohet se është bërë një lajm i raportuar nga gazetari i Lezhës, për një vendim gjykate. Autorët e morën në telefon dhe e kërcënuan, ndërsa më pas e dhunuan teksa po zbriste nga makina.

Latest articles

Related articles