Gjykata Lartë greke nuk njeh plazhet private| Autoritetet, masa të rrepta ndaj zaptimit


Ashtu si në Shqipëri, edhe në Greqi është një çështje e nxehtë zaptimi i plazheve.

Për shkak të debatit, kjo çështje në shtetin fqinj është dashur të zgjidhet me ndërhyrjen e Gjykatës së Lartë.

Kjo e fundit ka dalë me një memorandum, ku i rikujton prokurorëve se “ligji grek nuk njeh plazhe private”.

Gjykata e Lartë kërkon që të njihet si e jashtëligjshme çdo përpjekje për të bllokuar aksesin publik në plazhe dhe të trajtohet rreptësisht me urdhra prishjeje dhe arrestimi në rastet që do të jenë të nevojshme.

“Ne duhet të bëjmë të qartë për këdo, përmes vendosmërisë sonë zbatuese, qoftë edhe duke aplikuar sanksionet dhe forcën e plotë të ligjit, se qëllimi kryesor i pasurisë së përbashkët është që të jetë falas për publikun”, është shprehur zv.prokurori i Gjykatës së Lartë, Panagiotis Panagiotopoulos për mediat.

Kështu, autoritetet greke i kanë dhënë fund debatit, duke mos lejuar zaptimin e plazheve publike.

Latest articles

Related articles