Fakti që Kina po përpiqet të paraqitet në sytë e komunitetit ndërkombëtar si një aktor dashamirës në aspektin e komunikimit, sigurisht që nuk është lajm i fundit. Që nga fundi i viteve 1990, dokumentet zyrtare të qeverisë mbajnë formulimin “Fuqia e Diskursit”, si aftësia e mediave dhe institucioneve të Pekinit për të treguar në mënyrë efektive vizionin kinez të botës në një mënyrë efektive dhe bindëse për audiencën vendase, e më pas të huaj. Një koncept i shprehur në mënyrë të përpiktë edhe nga Xi Jinping, me presidentin i angazhuar aktivisht në propozimin e kësaj formule në fjalime dhe deklarata të shumta publike që kur ai mori detyrën në 2013.
Forcimi i aftësisë kineze për të ndikuar jashtë kufijve kombëtarë kalon përmes iniciativave të forta publike si forcimi i aparatit të medias dhe agjencisë së shtypit të kontrolluar nga shteti, ose një seri marrëveshjesh dypalëshe me mediumet e huaja për shpërndarjen e përmbajtjes së informacionit të bërë në Kinë, por jo vetëm.
E ashtuquajtura “fuqi narrative” duhet gjithashtu të kërkohet dhe nëaktivitete të maskuara dhe më të vështira për t’u gjurmuar, dhe domeni kibernetik duket veçanërisht i përshtatshëm për këtë lloj nevoje. Prandaj, nuk është rastësi që, në një fjalim zyrtar në 2016, vetë Xi përmendi shprehimisht “Fuqinë e Diskursit” si një pjesë integrale të aktiviteteve kibernetike të kryera nga kombet më me ndikim në arenën globale.
Sipas liderit kinez, beteja e sigurisë kibernetike nuk është “vetëm një çështje teknike, por edhe një çështje idesh dhe forcë diskursive”. Për këtë arsye në vitet e fundit kompanive të mëdha të “Big Tech” si Google, Meta ose Twitter u është dashur të përballen me një prani gjithnjë e më masive të operacioneve të ndikimit (në fushën e sigurisë të njohur si Operacionet e Informacionit, ose Info-Ops) të lidhura me interesat strategjike të Pekinit.
Ky lloj aktiviteti, i cili maskon burimin origjinal të informacionit përmes teknikave të ndryshme si krijimi i llogarive të rreme (sockpuppets) ose automatizimi i një numri të madh profilesh të disponueshme të njohura si bot, janë të përshtatshme për shpërndarjen e narrativave pro Kinës në të paktën dy drejtime.
Para së gjithash, t’i kthejnë në mënyrë jo direkte përgjigje çdo akuze, kritike apo polemike të bërë nga shtetet e huaja kundër Pekinit. Brenda këtij vizioni strategjik, mund të vërehen fushata të ndryshme të vëzhguara në platformat dixhitale, të tilla si ato që synojnë të përmbysin narrativat armiqësore ndaj Kinës në lidhje me rajonin e Xinjiang dhe ujgurët myslimanë turqishtfolës. Hetimi i fundit i
“MIT Technology Review” merret me një cenueshmëri në sistemin operativ të iPhone dhe se si Kina e ka shfrytëzuar atë për të spiunuar në kohë reale celularët e ujgurëve – një pakicë etnike viktimë e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut nga Pekini – të shpërndarë nëpër botë.
Akoma të tjerë kanë vënë në shënjestër disidentët kinezë dhe refugjatët jashtë shtetit që kundërshtojnë Partinë Komuniste Kineze, me grupe të mëdha llogarish të rreme që shpërndajnë karikatura politike në rrjetet sociale duke tallur kundërshtarët, të portretizuar si tradhtarë ose skllevër të Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë janë pare edhe ofensiva në domenin e luftës informative me perëndimin. Fushata e dezinformimit në sektorin e materialeve të rralla, që kanë goditur disa kompani private australiane dhe amerikane që operojnë në treg, apo aktivitetet dashakeqe kundër operacioneve kibernetike të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA. Në fakt, Pekini është i interesuar për këtë sector duke bërë një ofertë përmes një kompanie private për të investuar rreth 10 miliardë dollarë në Afganistan, me qëllim zhvillimin e rezervave të litiumit të vendit. Ky do të ishte një tjetër lëvizje strategjike për të kontrolluar burimin e çmuar, thelbësor për industrinë e baterive elektrike, në një nxitim global tashmë të arit të bardhë.
Investimet e Iniciativës kineze “Brez dhe Rrugë” në projektet e teknologjisë së re të informacionit, komunikimit dhe elektronikës u rritën gjashtëfish nga viti 2013, në 17.6 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, investimet në sektorin infrastrukturor, veçanërisht në energjitë fosile, janë në kolaps.