Çfarë ndodhi në dasmën e Luizit dhe Kiarës që indinjoi fansat

Në finalen e madhe të Big Brother VIP, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Luizi u surprizua me një ceremoni të mbajtur në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku çifti dha betimet para kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mirëpo diçka që ka indinjuar fansat është fakti që në dasmë mungonte familja e Luizit dhe këtë dasmë po e celebronte Erion Veliaj për fushatë elektorale. Ndonëse nëna e tij vetëm pak ditë më parë e surprizoi në Big Brother, ajo nuk ndodhej në dasmë.

Fansat kanë shpërthyer në komente të pakënaqur që nga ana e Luizit nuk ndodheshin familjarët.

Latest articles

Related articles