Shkrimtarja e njohur italiane njofton se i mbeten edhe pak muaj jetë…


Gazetarja, aktivistja dhe shkrimtarja Michela Murgia nëpërmjet një interviste për gazetën Corriere della Sera njoftoi se eshtë e sëmurë me kancer.

Më poshtë fjalët e saj prekëse për gazetarin Aldo Cazzullo:

“Kam një karçinomë veshkash në gradën e katërt. Nuk ka kthim pas nga grada e katërt. Metastazat kanë peekur tashmë mushkëritë, kockat, trurin.
Është më mirë të pranoj se ajo që po më ndodh është pjesë e imja. Lufta nënkupton humbës dhe fitues; unë tashmë e di fundin e historisë, por nuk ndihem një humbëse.
Jam pesëdhjetë vjeç, por kam jetuar dhjetë jetë. Unë kam bërë gjëra që shumica dërrmuese e njerëzve nuk i bëjnë gjatë gjithë jetës së tyre. Gjëra që as nuk e dija se i doja. Kam kujtime të çmuara.
Më kujtoni si t’jua ketë ënda. Nuk kam menduar kurrë të tregohem ndryshe nga sa jam për të kënaqur dikë. Edhe për ata që më urrejnë, mendoj se kam qenë e dobishme për të përcaktuar veten. Do të largohem plot kujtime. Unë e konsideroj veten me shumë fat. Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm. Nuk është e vërtetë që bota është e shëmtuar; varet se nga çfarë përbëhet bota jote”.

Latest articles

Related articles