LITA: Ahmetaj i vetmi ministër që hynte pa trokitur në zyrën e Ramës, i vetmi që e bënte për të qeshur


Lavdrim Lita, drejtues i “Faktor.al” në një intervistë në Faxnews u ndal te hetimet sa i takon inceneratorëve.

Kjo pasi më herët Faxnews raportoi se familjarë të Ahmetajt, të bashkejetueses së tij, 4 biznesmenë por edhe personazhe të mediave janë marrë në pyetje nga SPAK.

Lita për gazetaren Rovena Neziri tha se hetimet ndaj ish numrit të dy të qeverisë janë gjithëpërfshirëse. Megjithate ai shtoi se është shume e vështirë që të hetosh zyrtarë të lartë, aq më pak ish-zv.kryeministrin, i cili ka qenë i gjithëpushtetshëm pas Edi Ramës.

Lita: Hetimi është gjithëpërfshirës, nuk përfshin vetëm zotin Ahmetaj por edhe bashkëpunëtorët e tij, 2 partneret e tij, miq dhe biznesmene që ka patur komunikime vitet e fundit.

Dyshohet se nje nga vilat që disponon te jete bere permes makinacioneve për të arritur në përfundimin se ka kryer aktin e korrupsionit

Një nga biznesmenet që po hetohet në cështjen e vilës në Durrës mendohet se është i lidhur me grupin e inceneratoreve.

Ahmetaj ka marrë pjesë në celjen e fushatës së Tiranës, është fotografuar dhe filmuar duke takuar kolegë të PS, në këto momente është një lebroz politik, asnjë nga ministrat dhe deputetet e PS nuk i afrohet se do dukej i dyshuar në sytë e drejtësisë dhe të publikut.

Është shumë e vështirë të hetosh zyrtarë të lartë, aq më pak ish-zv.kryeministrin, ministrin kampion të Ramës, dublantin e tij, i cili ka qenë i gjithëpushtetshëm pas Edi Ramës, për plot 4 vite. Po flasim për numrin 2 të qeverisë.

Ahmetaj nuk është një peshk i vogël. Po flasim për paradhomën e kryeministrit. Ahmetaj ishte i vetmi person në kryeministri që hynte në zyrën e Ramës pa trokitur dhe e bënte për të qeshur Ramën, po flasim për një person të afert, dublantin e tij në qeveri.

E gjithë kjo situatë sipas tij do të ndikojë në pjesëmarrjen e qytetarëve në votime.

Lita: Përqindja do të jetë e ulët, kjo ka bërë do të ketë një farë nervozimi nga mazhoranca për të nxjerrë njerëz të administrës apo të lidhur me interesa klienteliste me qeverinë për të dalë për të votuar, dhe kjo mendohet të jetë celësi i tyre i suksesit.

Nuk pres që qytetarët të surprizohen nga SPAK në ditët që kanë mbetur.

Latest articles

Related articles