Wolves po planifikon të bëjë marrëveshje me Barcelonën këtë verë për shkëmbim të lojtarëve, duke u përfshirë Ruben Neves dhe Ansu Fati.
Agjenti Jorge Mendes u takua gjatë kësaj jave me Fatin, përpara se të takoheshin edhe me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.
Sulmuesi spanjoll raportohet se ia bëri të qartë Mendesit se nuk e do largimi nëse nuk i kërkohet një gjë e tillë nga trajneri, Xavi Hernandez, por tani raportohet se ai mund të përfshihet në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi.
Sipas “Relevo”, Wolvesi është i gatshëm t’ia ofrojë 30 milionë euro Barçës, plus mesfushorin, Ruben Neves, për të transferuar Ansu Fatin.