Një meta-analizë e kohëve të fundit zbuloi pakesim të konsiderueshëm te rrezikut prej afro 13% të sëmundjeve kronike të veshkave në ata qe e pine kafen , krahasuar me ata qe nuk pine kafe .
Konsumi i kafesë shoqërohet me një zvogelim te rrezikut të sëmundjes kronike në veshkat . Kete pra e konfirmoi një rishikim sistematik i studimeve kohët e fundit.
Meta-analiza (rivleresimi) i të dhënave të grumbulluara nga 4 studime në grupe me gjithsej 25.849 pjesëmarrës zbuluan se ata qe e pinë kafen kishin një pakesim konsiderueshem të incidences se semundjes kronike te veshkave CKD në krahasim me jo-pirësit.
Studimet e bera treguan se ishte pikerisht kafeja qe shkaktonte ulje te rrezikut per semundje te veshkave . Sidoqofte , mekanizmat e saktë që mund të çojnë në efektin mbrojtës të kafesë per veshkat nuk dihen me siguri dhe nevojiten kerkime të mëtejshme.
Shpjegimi më i besueshëm lidhet me efektet anti-oksiduese të kafesë, pasi dëmtimi aterosklerotik i veshkave është ndër mekanizmat më të zakonshëm e kryesore në patogjenezën e semundjeve kronike te veshkave . Studimet in vitro dhe klinike kanë demonstruar që kafeina ka efekte anti-oksiduese dhe anti-inflamatore që mund të zvogëlojnë stresin oksidativ.