Gazetari ironizon “Liken” për floririn e vjedhur: Na i kishe ruajtur nja dy lingota ari për stadiumin e Skraparit

spot_img

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar kreun e PL, Ilir Meta.

I nxitur nga planet e qeverisë për ndërtimin e stadiumeve në disa qytete të vendit, Hoxha, nxjerr në pah se si është katandisur stadiumi i qytetit të tij, njkohësisht edhe i Ilir Metës. “Skrapari ta shoh ndeshjen nga maja e rrapit, lere topin qe na bie ne lume dhe nuk e marrim dot”, thotë Hoxha.

Propozimi i gazetarit është tepër original, në fund të fundit ndërtimi i tij do kushtonte vetëm dy lingota ari, asgjë, në krahasim me afro 300 kilogramët që u vodhën nga Tunelet e sigurisë së lartë në Kërrabe.

Por Likja, sic thotë Hoxha, e kish mendjen te Selltiku jo te Skrapari.

“Dhe i pata thene ashtu larg e larg atij Like Floririt!!!

Lere ate dreq Selltiku, po na ruaj mor byrazer nja dy lingota per stadiumin e Skraparit, se Edi Rama na ka marre me sy te keq dhe do na lere pa stadium 30 mije vendesh…

Jo qe jo Likja…

Na tani!!!

U bene gjithe qytetet me stadiume 20 mije, 30 mije, madje 80 mije vende ai i Leskovikut, kurse Skrapari ta shoh ndeshjen nga maja e rrapit, lere topin qe na bie ne lume dhe nuk e marrim dot.

Ishallah ve doren ne zemer Baba Mondi dhe i ben duva sulltanit te na beje edhe neve stadium, se ndryshe vajti puna jone…

Hajde gjej bileta tani ne keto stadiumet e tjera, qe rrine gjithe kohes tumbllas me tifoze per te pare superligen e Dukes, nen komentin dritherues te Ylli Ages….

Po te pakten ate fushe qe kemi, e kemi te rrethuar plot me peme, se te ato stadiumet e reja, pemet do jene vetem ne fotografi….”

Latest articles

Related articles