Akuzohet për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku i Odesas

Kryetari i bashkisë së Odesës në Ukrainë, Gennady Trukhanov, është arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Trukhanov është zgjedhur kryebashkiak i qytetit port të Detit të Zi në vitin 2014 dhe ka qenë nën hetim që nga viti 2017 mbi akuzat për përvetësim, të cilat ai i ka mohuar.

Prokurorët kanë njoftuar se Trukhanov do të mbahet në paraburgim për 60 ditë për mospagimin e mbi 836 mijë dollarëve.
Trukhanov përballet me akuza për përvetësim të rreth 2.5 milionë dollarëve.
Ai u lirua nga akuzat në vitin 2018, por një hetim për blerjen e një ndërtese administrative në një fabrikë të vjetër industriale në Odesa u rihap në vitin 2021.

Lufta kundër korrupsionit është jetike për Ukrainën pasi ajo përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe Presidenti Volodymyr Zelensky ka nisur një goditje ndaj korrupsionit pavarësisht luftës së nisur nga Rusia në këtë vend nga shkurti i vitit 2022.

Latest articles

Related articles