Shtëpia e Bardhë në Amerikë do t’i mbledhë të enjten udhëheqësit e top-kompanive të inteligjencës artificiale në një takim me zyrtarët e administratës, ka konfirmuar “Axios”.
Siç mësohet, zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris dhe përfaqësuesit tjerë të lartë do t’i takojnë shefat e Googleit, Antrhopicut, Microsoftit dhe OpenAI-së.
Në takim pritet të diskutohet për përgjegjësitë e inteligjencës artificiale në shmangien e dëmeve potenciale në industritë që përdorin inteligjencën artificiale, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Rritja e inteligjencës artificiale së fundmi ka marrë vëmendjen botërore dhe takimi pritet të zhvillohet për të diskutuar ndikimin e teknologjisë më të re në punësim, industri, media dhe gjeopolitikë