Reagon Zelensky: Ukraina nuk ka lidhje me sulmin me dronë

Qeveria e Ukrainës ka reaguar pas akuzave të Kremlinit se Kievi ka tentuar që t’ bëjë atentat me dronë presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas medieve të huaja, një zyrtar i lartë nga zyra e presidentit Volodomyr Zelensky ka thënë se Ukraina nuk ka lidhje me sulmin me dronë në Moskë. Ai ka theksuar se Ukraina po fokusohej në çlirimin e territorit të saj pas psuhtimir rus vitin e kaluar.

Ndërkohë Zyra presidenciale në Rusi tha se forcat e mbrojtjes rrëzuan dy drone gjatë natës. Zëdhënësi i Putin tha se lideri rus nuk kishte qenë në kompleks në atë kohë.

Latest articles

Related articles