PD Durrës, Myshketa: Sot është koha e reagimit, jemi e vetmja force politike e djathte pro-perëndimore

Fjalim i kryesuesit të Listës së PD në këshillin bashkiak Durrës, Jonuz Myshketa.

Te nderuar zonja, zotërinj, motra e vëllezër, Qytetar e Qytetare, Demokrate, Durrsak.

Kam nderin, kënaqësinë, dhe mbi te gjitha detyrimin e përgjegjësin te jem sot pranë jush, si nje djalë i këtij qyteti, i prind i 2 fëmijëve te mrekullueshëm, si bashkëshort, si demokrat i shume betejave te përbashkëta, si njeri prej jush qe kam vendosur te luftoj e te kontribuoj për te ardhmen e vendit tim , qytetit tim.

Durrësi me historinë e tij 3000 vjeçare, me shkëlqimin e tij nder shekuj ka treguar se di ti bej balle vështirësive, disfatave, tërmeteve qofshin këta natyrore ose njerëzore.
E përsëri është Durrësi ynë pavarësisht se i plagosur, nëpërkëmbur, plaçkitur e mbytur nga absurditeti i njeriut, oligarkisë politike & ekonomike, monopoleve, korrupsionit dhe krimit qëndron me shpresën e madhe se dita e lavdisë se tij do te rikthehet dhe kjo është e paevitueshme, po po miq do te ndodh dhe te gjithë se bashku kemi detyrimin te përshpejtojmë ketë proces, pasi ai sot përfaqësohet nga te gjithë Ne në këtë salle dhe shume te tjerë jashtë qe me padurim presim qe te kthehet frymëmarrja ne qytet, familje e mes njeri tjetrit.

Te nderuar miq sot ndodhemi përpara një momenti historik.
Jemi ne ata te cilët do ta shkruajmë te sotmen bazuar ne filozofinë e se djathtës me
Besim ne zot, familje, prone, komb, ndershmëri e meritokraci.
Vetëm mbi këto themele ndërtohet një e ardhme e shëndetshme për ne, fëmijët tanë, Durrësin tone.
Sot para jush me këtë fryme dhe ne emër te partisë demokratike kemi përfaqësimin me dinjitoz nga bija e bij, zonja e zotërinj, profesioniste, aktiviste, studente, mësues, pedagog, juriste, mjek, sipërmarrës e klerik te qytetit te cilët kane marre përgjegjësinë për te dhënë e për te bere me te mirën për qytetin, ku u lindem, u rritem, ku u pritem te gjithë te barabarte e vendosem te ndërtojmë jetët tona .
Ndaj sot miq kemi nevoje me shume se kurrë për mbështetjen tuaj, qe te fillojmë një epoke te re për qytetin, kemi nevoje për frymëmarrje, kemi nevoje te zhbëjmë e ta çlirojmë atë nga kthetrat e keqqeverisjes, keq menaxhimit qe na rendon tash e me 2 dekada.

Durrësi ka nevoje për te gjithë ne, ta bëjmë krenar atë dhe veten tone, te jemi zotër te se drejtës, te gëzojmë dhe te shkëputemi një here e përgjithnjë nga gjendja ku ndodhemi e kjo arrihet bashkërisht duke besuar e luftuar fort mbi bazat e filozofisë se djathte , mbi bazat e qytetarisë, ndershmërisë dhe ligjit.

Kjo është rruga e vetme drejt se ardhmes miq, nuk ka tjetër.
Nuk mundet kurrsesi qe ne emër te se ardhmes, te fëmijëve tanë te bëjmë kompromise.
Nuk mundet djalli me djaj, vetëm me engjëj
Nuk mundet e keqja me te keqen me te vogël, vetëm me mirësi.
Errësira mundet vetëm me drite, pra miq le te ndriçojmë fort, rrezatojmë fort.
Kemi mbi 32 vite qe dëgjohen thirrjet e zemrave tona , e duam Shqipërinë, Durrësin si gjithë Evropa, e pra te ndërtojmë standardet evropiane këtu, ne respekt te jetës, te se drejtës, ne respekt te qytetit.

Sot është koha e reagimit te tregojmë qe ekzistojmë, te tregojmë qe jemi te afte, qe kemi maturinë, kurajën e forcën e ndryshimit dhe le te vije ndryshimi nga ne, nga ju nga kjo salle.
Te tregojmë qe jemi njerëz te lire, qe e meritojmë mbështetjen e pakushtëzuar te aleateve tanë strategjike, ShBA, UK, BE.
Ti marrim fatet e qytetit ne dore për te shkruar historinë ne emër te parimeve demokratike nen siglën e partisë demokratike, e vetmja force politike e djathte pro-perëndimore.
Ta mbështesim atë, përkrahim atë, ushqejmë atë.

Ju ftoj ne emër te partisë demokratike te marrim pjese masivisht ne votimet e 14 maj, duke votuar nr 9 PARTINE DEMOKRATIKE, parlamentin e qytetit, zërin tuaj, për te ardhmen tone për një frymëmarrje si njerëz te lire.
Me zotin përpara, te gjithë se bashku drejtuar e udhëhequr nga mira do ia dalim.
Zoti ju bekoftë, zoti bekoftë Durrësin, zoti bekoftë Shqipërinë.
Rroftë e djathta me partine demokratike.
Mirënjohje pafund për te gjithë ju!

#votopartinedemokatike
#✅OTO1️⃣4️⃣MAJ!
#✅OTO9️⃣

Latest articles

Related articles