Lufta në Ukrainë, Lita: Priten beteja të përgjakshme, Kievi ka përmirësuar mbrojtjen

Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë për Ora News tha se beteja në Ukrainë do të zhvillohet tashmë më e përgjakshme, teksa Ukraina ka përmirësuar sistemet mbrojtëse të saj.

“Pritet që beteja të zhvendoset në terrene të thata, sepse do të pushojnë shirat dhe toka do thahet. Duhet të dini që një tank ka një pesh prej 6 ton dhe nuk mund të ecë në baltë.

Ukraina ka arritur të sigurojë 8 brigada për të bërë kundërofensivën dhe ka mobilizuar rreth 400 mijë ushtarë për të rimarrë territorin e saj pasi Rusia rezulton të ketë pushtuar rreth 20% të territorit të Ukrainës, jo vetëm në Luhansk e Donetsk por dhe në rajone të tjera.

Betejat do të jnë të përgjakshme, kemi parë deri më sot bombardime qytetesh, rrafshime lagjesh, këmbësoria duke shmangur minimin e territorit nga ushtria ruse,” tha ai.

Ai u shpreh se SHBA dhe vendet e tjera kanë dhënë jo vetëm ndihma ushtarake, por dhe diplomatike duke dënuar dhe sanskionuar Rusinë.

“SHBA ka dërguar sistemet “Patriot”, “Himars” topa 152 mm me goditje deri në 130 km distancë pra nga këtu në Durrës. Ndihma që i ka dhënën SHBA dhe NATO Ukrainës ka qënë e nevojshme për të ndaluar ndikimin rus jo vetëm në Ukrainë por dhe në vendet Baltike. Ndihma nuk ka qënë vetëm ushtarake por dhe diplomatike. Edhe Shqipëria ka qënë pjesë e OKB-së në rezoluta për të dënuar Rusinë,” tha ai.

Latest articles

Related articles