Debati i ashpër mes Ronaldos dhe motrës së Oltës: E tmerrshme

Edhe pse mbrëmjen e djeshme nuk pati një spektakël të zakonshëm të Big Brother, Fan Club u shoqërua po me aq emocione dhe debate si dhe çdo prime gjatë rrugëtimit të spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

Një nga debatet që mori më shumë vëmendjen ishte përplasja e Ronaldos me motrën e Olta Gixharit, Gertën.

Përplasja e tyre ka nisur fillimisht në emisionin E Diell në Top Channel por mesa duket tonet nuk janë ulur akoma.

Ronaldo e akuzoi Gertën se del bën opinionisten se është motra e Oltës, pavarësisht se nuk flet me këtë të fundit.

Ronaldo: Ke dy muaj që del në studio televizive dhe nuk dole një moment për motrën tënde kur e kryqëzonte gjithë Shqipëria. Po del këtu dhe shfrytëzon lojën e saj vetëm për t’u bërë e famshme dhe nuk e kuptoj se si të kam këtu përballë

Ronaldo: Ik tako motrën, jepi një përqafim motrës, bëji dhe folloë në instagram se nuk i ke bërë akoma. Ty s’të ndjek Olta e kupton dhe del e flet këtu prej Oltës, ji pak mirënjohëse.

Latest articles

Related articles