100 vjetori i themelimit të KMSH-së, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë merr pjesë në festimet, e pranishëme edhe Yuri Kim

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Kësaj feste i janë bashkuar edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj si dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim si dhe shumë personalitete të tjera.

100 vite larg, përfaqësuesit e këtij Komuniteti, kujtuan Kongresin që kurorëzoi përpjekjet e myslimanëve për mëvetësi.

Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, u shpreh krenar për 100 vitet histori të institucionit dhe entuziast për atë ç’ka premton e ardhmja në përhapjen me dinjitet të mesazhit të paqtë të fesë Islame në vendin tonë.

“Në çdo moment deçiziv që i takon pavarësisë, shtet-formimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, prijësit e fesë islame kanë qenë aty dhe kanë dhënë kontribut domethënës e definitiv që tashmë janë kalitur në historinë e kombit tonë. Në këtë shekull plot sfida, Komuniteti Mysliman i ka shërbyer fesë Islame me besnikëri, përkushtim e devocion të lartë.
Jam i bindur se, me ndihmën e Zotit, i tillë do të jetë kontributi jonë edhe në të ardhmen në përçimin e drejtë dhe të paqtë të mesazhit të Zotit, vijimin e ruajtjes me fanatizëm të tolerancës dhe harmonisë fetare në vendin tonë, mbështetjen absolute në orientimin pro europian të vendit tonë në çdo proçes që forcon dhe konsolidon demokracinë, të drejtën dhe lirinë e individit. Zoti e bekoftë kombin tonë!” , tha ai.

Latest articles

Related articles