Çudirat e Erion Veliajt nuk kanë kufij! Projekti i fundit është më i çuditshmi që keni dëgjuar ndonjëherë. Në një kohë kur për varrezat publike po bëhet pazare dhe qytetarët që iu ndodh një fatkeqësi në familje përballen me kosto të larta për një varrë, kryebashkiaku merret me varrezat e dëshmorëve.
Në datë 24 prill, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në varësi të Erion Veliajt ka hapur garën për tenderin me objekt “Ndërtimi i një parcele të re varresh tek varrezat e dëshmorëve”. Me pak fjalë Lali Eri paska fuqi të mbinatyrshme, të parashikojë rënien e dëshmorëve të ri. Po e çuditshme, por për pak lekë Veliaj bën shpikje.
Aferat me varrezat
Sepse, sikur e theksuam pak më larë, nevoja për varre publike është më e madhe dhe e pashmangshme. Por, familje që përjetojnë një fatkeqësi me humbjen e një të afërmi, do të përballen më pas edhe më burokracitë për gjetur një vend për varr.
Shumë herë është publikuar në media se si toka private të pastudiuara shiten për varre me vlerë 500 mijë lekë të vjetra dhe 50 mijë lekë të vjetra duhen për t’i bërë. Duke theksuar se në shumë raste qytetarët ishin të detyruar të blinin varre dhe pa vdekur akoma familjari. Por, kjo ndodh kur bashkia e ka mendjen tek aferat dhe jo tek organizimi i kësaj problematike.
Ndërsa në shkurt të këtij vitit Gijotina.com denoncoi aferën me tenderin 100 mln lekë të Bashkisë Tiranë për varrezat e Tufinës.Ky projekt është kthyer në një gangrenë të madhe zvarritjesh dhe abuzimesh. Që në fakt është denoncuar nga Gijotina.com që nga dita e parë që tenderi u firmos dhe vetëm atëherë KPP mori masat e duhura.
KPP vlerësoi se dokumentet ka në nevojë për rishikim pasi ishin në shkelje të ligjit. Më pas Veliaj e rriti fondin e tenderit në 900 milionë lekë dhe sërish firmosi një kontratë në shkelje të ligji. Paratë ikën, por situata në Tufinë vazhdon e njëjtë.