Berberi i Ramës pas 4.2 mln Eurove, Unaza e Re “thith” edhe 62 milionë Lekë.

Unaza e Re është kthyer në një “gropë thithëse” të fondeve publike. Disa ditë më parë ARRSH hapi një tender 468 milionë lekë me objekt prokurimi “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3”.

Por kur ende nuk është shpallur fituesi për këtë procedurë dhe nuk kanë nisur punimet, sot Autoriteti Rrugor Shqiptar me drejtor Evis Berberin hapi një tjetër procedurë tenderimi, këtë herë për mbikëqyrjen e punimeve.Konkretisht në tender kërkohet supervizion punimesh plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve, rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3. 62 milionë lekë është shuma e vendosur në dispozicion pa TVSH.

Kjo shumë i shtohet fondit 4.2 milionë euro. I gjithë ky segment ka një gjatësi totale prej 740 metrash dhe u tenderua në vitin 2018, 10 milionë euro. Por ARRSH thotë se tani duhen para të tjera.

JA dokumentet.

Latest articles

Related articles