ustralia do të bëhet vendi i parë në botë që do të ndalojë cigaret elektronike rekreative, deklaroi ministri i Shëndetësisë Mark Butler.
Butler tha se ”vendi do të ndalojë importimin e cigareve që nuk janë të destinuar për raftet e farmacive”.
”Të gjitha cigaret elektronike do të ndalohen dhe do të ketë kufizime në paketimin, shijet dhe ngjyrat e disponueshme”, tha ministri.
“Nuk ka më shije çamçakëzi etje. Do të kemi pako të thjeshta me shije të thjeshta”, tha Butler.
”Vendi nuk do të lejonte që përfitimet e arritura në reduktimin e përdorimit të duhanit të zhbëheshin nga kërcënimi i ri për shëndetin publik”, shtoi ai.