Qytetarët tërhoqën 100 miliardë USD. Banka ‘First Republic’ në SHBA falimenton, e blen JP Morgan

Një tjetër bankë amerikane ka falimentuar këtë të hënë (1 maj), pasi klientët e saj tërhoqën më shumë se 100 miliardë dollarë gjatë javëve të fundit. Departamenti i Mbrojtjes Financiare në SHBA njoftoi se banka është nën mbikëqyrjen e tyre, ndërsa menaxhimi i depozitave i ka kaluar bankës Xhej Pi Morgan.

Departamenti i Mbrojtjes Financiare dhe Inovacionit në Kaliforni (DFPI) ka njoftuar se agjencia ka vendosur First Republic Bank (FRB) nën mbikëqyrje të saj. Departamenti njoftoi se ka pranuar një ofertë nga JPMorgan  për të menaxhuar të gjitha depozitat, por kushtet e blerjes nuk janë bërë të ditura. “First Republic” bëhet banka e tretë e madhe amerikane që kalon në kolaps muajt e fundit.

Aksionet e huadhënësit me bazë në San Francisko ranë me më shumë se 75% javën e kaluar pasi zbuloi se klientët kishin tërhequr 100 miliardë dollarë (79.6 miliardë £) depozita në mars. Kjo pason kolapsin e Silicon Valley Bank (SVB) në mars, e cila shkaktoi frikën për një krizë më të gjerë bankare.

Një ikje depozitash nga huadhënësit amerikanë ka detyruar Rezervën Federale, bankën qendrore të SHBA-së, të ndërhyjë me masa urgjente për të stabilizuar tregjet financiare. Në mars, një grup prej 11 bankash amerikane dolën përpara për të derdhur 30 miliardë dollarë në “First Republic” në një përpjekje për të stabilizuar biznesin, por përpjekjet rezultuan të kota.

E themeluar në vitin 1985, “First Republic” një huadhënës amerikan i madhësisë së mesme për vite me radhë ka joshur klientë të pasur, paratë e të cilëve ishin në rrezik përpara se të shpallej blerja e saj pas një fundjave negociatash.

Latest articles

Related articles