Lita: SPAK po përgjon në Elbasan, kriminelët në kërkim duan të…

Gazetari Lavdrim Lita tha në “Now me Erla Mëhillin” se SPAK po monitoron zgjedhjet në Elbasan dhe në Durrës.

Sipas tij ky është lajm shumë i mirë, sidomos për Elbasanin ku prej fillimit të prillit ka nisur ky monitorim.

“Disa persona në kërkim në Elbasan, pra persona me precedent të jashtëzakonshëm kriminal, që janë përfshirë dhe në zgjedhjet e mëparshme, pra kemi pasur dhe viktima në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit, janë akoma aktiv në qytet, në zona të ndryshme të qytetit dhe aktualisht SPAK po vepron, në dijeninë time po vepron në Elbasan,” – u shpreh Lita.

Latest articles

Related articles